Ema Shazivari
Qetësia e spitalit Infektiv, si rrallë herë u prish nga një makinë policie.
Dy të dënuar u dërguan me urgjence. Njëri shoqërohej nga mjeti i policisë, kurse tjetri u transportua me autoambulca. Efektivët e policisë i shoqëruan dhe në ambientet e spitalit. Janë dy të dënuar të moshës 81 dhe 50 vjeç. Kryen të gjithë ekzaminimet e nevojshme. Pas rreth 20 minutash u larguan drejt spitalit të burgut në gjendje të mirë shëndetësore.
Hapja e spitaleve rajonale ka ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të pacientëve në spitalet COVID. Prej ditësh nuk ka fluks autoambulancash. Mungojnë dhe familjarët e pacientëve.Ushqimet dhe sendet e nevojshme dorëzohen në orare të caktuara, duke shmangur kaosin e krijuara më herët.
Mjekët nga ana tjetër thonë se ka rënë ndjeshëm numri i pacientëve me simptomatika të rënda si pasojë e Covid. /abcnews.al/