Dy të arrestuar në Rrëshen/ Një prej tyre bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti

schedule08:42 - 11 Maj, 2025

schedule 08:42 - 11 Maj, 2025

Bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti është vënë në pranga nga policia e Mirditës. Burime zyrtare të policisë thanë se në prang aka përfudnuar Ladi Ndoja, bashkëshorti i deputetes demokrate si edhe një tjetër shtetas, Amarildo Jushi.

Arrestimet lidhen me ngjarjen e një dite më parë, ku Ndoja dhe Jushi kanë penguar lëvizjen e një makine me pretendimin se ishin duke blerë vota për Partinë Socialise. Ndaj tyre është ngritur akuza e Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj  pjesëmarrësve në zgjedhje” .

Por, nga kontrolli i makinave të personave të përfshirë në konflikt, ka rezultuar se në makinën e bashkëshortit të deputetes Hoti, janë gjetur lista me emra qytetarësh, duke shtuar dyshime për blerjen e votës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-L. N., 45 vjeç, banues në Mirditë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj  pjesëmarrësve në zgjedhje”

-A. J., 25 vjeç, banues në Mirditë,  për veprat penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10.05.2025, rreth orës 20:20, këta shtetas me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga shtetasi R. K., 46 vjeç (drejtues automjeti) dhe A. D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se këta shtetas po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.

Shërbimet e Policisë, menjeherë pas marrjes së njoftimit për bllokimin e rrugës në lagjen “Donaj” në Rrëshen dhe konfliktin verbal mes këtyre shtetasve, kanë ndërhyrë, duke shoqëruar palët në Komisariat dhe  kanë kryer veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë.

Në vijim të veprimeve të kryera, pas kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, konkretisht në automjetet e shtetasve L. N. dhe A. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lista me të dhëna personash (të dyshuara si lista zgjedhësish), ndërsa në automjetin e shtetasit R. K. nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve pas kryerjes së testit të alkoolit të tre drejtuesve të automjeteve rezultoi se shtetasi L.N., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndrësa dy drejtuesit e automjeteve të tjera rezultuan se nuk kishin konsumuar alkool.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!