Dy studimet e reja tregojnë se varianti britanik nuk është më vdekjeprurës si në fillim

schedule08:25 - 13 Prill, 2021

schedule 08:25 - 13 Prill, 2021

Dy studime të reja shkencore britanike kanë konfirmuar që varianti “britanik” B.1.1.7 i koronavirusit është të paktën 35% më ngjitës , por asnjë studim nuk ka zbuluar se ky variant shkakton ndërlikime më të rënda dhe vdekjeprurëse.

Ky variant shumë ngjitës, i zbuluar për herë të parë në Kent , Angli vjeshtën e kaluar dhe që prej asaj kohe mbizotëron në Evropë dhe Amerikën e Veriut, nuk duket se shkakton më simptoma dhe ndërlikime të rënda.

Ka pasur indikacione të mëparshme që B.1.1.7 mund të çonte në një rezultat më të keq për Covid-19, por kjo nuk konfirmohet nga dy studimet e reja, të cilat përdorën metoda të ndryshme, sipas Financial Times dhe Reuters, përcjell abcnews.al.

Një studim krahasoi ashpërsinë e sëmundjes në 496 pacientë të pranuar në dy muajt nëntor-dhjetor me dy spitale të Londrës që ishin infektuar ose me variantin britanik ose me të tjerë. Nuk u gjet asnjë ndryshim në rrezikun e sëmundjes serioze ose vdekjes midis varianteve të ndryshme.

Studimi, i cili u botua në revistën mjekësore “Sëmundjet Infektive Lancet”, u drejtua nga Dr. Eleni Nastouli , virologe klinike në University College London (UCL),  Marios Margaritis dhe Stavroula Paraskevopoulou (të dy nga UCL).

Studimi tjetër, i botuar në revistën e shëndetit publik The Lancet Public Health, shikoi të dhënat e mbledhura nga aplikacioni britanik Zoe Covid Symptom Study (ku përdoruesit regjistrojnë simptomat e tyre në telefon) dhe lidhej me të dhënat e mbikëqyrjes Epidemiologjike bazuar në  analizën gjenomike të teste diagnostikuese të koronavirusit duke regjistruar kështu variante të ndryshme të virusit në popullatë. Asnjë përkeqësim i simptomave nuk u vërejt me kalimin e kohës pas përhapjes së variantit B.1.1.7.

Sidoqoftë, Dr Nicholas Davis i Shkollës së Shëndetit dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, i cili udhëhoqi një nga studimet më pesimiste në të kaluarën, këmbënguli që studimet e reja nuk i zhvlerësojnë përfundimet e tij se infeksioni me një variant “britanik” ishte më i mundshëm për të çuar në shtrim në spital. Siç tha ai, “në përgjithësi të dhënat e reja tregojnë se B.1.1.7 ka më shumë të ngjarë t’ju çojë në spital sesa variantet e mëparshme të koronavirusit SARS-CoV-2. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!