Dy skiatorë kanë ndërruar jetë dhe një tjetër u shpëtua nga një ortek në malin Lone Peak në shtetin amerikan të Utah.
Lajmin e bëri të ditur drejtuesi i rajonit të Salt Lake City, Rosie Riviera.
Ai tha se një helikopter shpëtimi shpëtoi një nga skiatorët që arriti të dilte nga bora pas ortekut të djeshëm, raporton AP.
Ndërsa, personat që vdiqën ishin të moshës 23 dhe 32 vjeç. Kujtojmë që në Amerikë rreth 30 persona vdesin nga ortekët çdo vit./abcnews.al