Dy shtëpi u dogjën në Elbasan dhe në Lushnjë

schedule10:40 - 6 Janar, 2019

schedule 10:40 - 6 Janar, 2019

Ditët e ftohta janë shoqëruar me zjarre në disa rrethe të vendit. Vetëm këtë të dielë dy shtëpi morën flakë dhe mendohet se shkak kanë qenë sobat për ngrohje.

Dy të moshuar në Elbasan shpëtuan kur shtëpia e tyre u përfshi nga flakët. Ata u dërguan për njëe trajtim në spital, për shkak të asfiksisë nga tymi, por nuk kanë asnjë rrezik për jetën. Zjarri përfshiu apartamentin e tyre në katin e tretë të një blloku banimi në qytetin e Elbasanit. Në banesë çifti jetonte i  vetëm dhe dyshohet se ndonjë zjarr i ndezur për t’u ngrohur është përhapur në shtëpi.

Edhe në Karbunarë të Lushnjës, flakët e zjarrit përfshinë një shtëpi banimi. Kanë qenë fqinjët që vunë re tym nga dritarja dhe njoftuan zjarrfikësen, e cila me urgjencë ndaloi përhapjen e tij në të gjithë shtëpinë dy katëshe. Flakët e zjarrit shkrumbuan plotësisht orenditë në katin e parë, por për fat brenda nuk kishte njerëz. Shkak mendohet të ketë qenë soba e ndezur në kuzhinë./abcnews.al