Dy shqiptarët sfidojnë “Djajtë” në “San Siro”, publikohen formacionet e sfidës Milan-Frosinone

schedule20:34 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 20:34 - 2 Dhjetor, 2023

Në orën 20:45 do të zhvillohet sfida e fundit e kësaj të shtune e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku në mitikun e Milanos, “San Siro”, “Djajtë” e Milan do të sfidojnë skuadrën e Frosinone, në një përballje që pritet të jetë e luftuar nga të dyja ekipet, sidomos nga vendasit, që kërkojnë me çdo kusht 3 pikët.

Përsa i përket fromacioneve, tekniku Stefano Pioli i ka rreshtuar, “kuqezinjtë” e tij, me formulën e zakonshme, 4-3-3, ku në portë është francezi Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë Florenzi e Calabria, me qendrën që mbulohet nga Tomori dhe për shkak të dëmtimeve, nga Theo Hernandez. Loja në mesfushë do të “dirigjohet” nga treshja Loftu-Cheek, Reijnders e Musah, ndësa sulmit plotësohet nga Christian Pulisic, Luka Jovic e Samuel Chukëueze.

Në krahun tjetër, tekniku Eusebio Di Francesco e ka pozicionuar ekipin e tij në fushë, me rreshtimin 4-2-3-1, ku në portë është tifozi “zikaltër”, Turati. Në mbrojtje janë vendosur Monterisi, Okoli, Romagnoli e Oyono. Më të tërhequr janë Bourabia e Barrenechea, ndërsa Soule, Reiner Jesus dhe shqiptari, Arijon Ibrahimov janë në ndihmë të sulmuesit të vetëm, i cili është “bomberi” i “Shpresave”, Marvin Çuni. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!