Dy shqiptarët pjesë e serialit turk “Osmani”: Si ngritëm flamurin kuqezi në mes të xhirimeve

schedule08:57 - 30 Janar, 2024

schedule 08:57 - 30 Janar, 2024

Sheiku i Durrësit dhe Ervis Belollari, i njohur si Delux janë dy personazhe shqiptare që po bëjnë ‘namin’ në rrjetet sociale. Ata tashmë po korrin një sukses të paparë dhe në Turqi, pasi janë bërë pjesë e kastit të sezonit të pestë të serialit të njohur “Osmani”.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë zbuluar si u bën pjesë e serialit të njohur. Madje, kanë ndarë dhe detaje nga momenti kur kanë thyer rregullat dhe ngritën flamurin shqiptar gjatë xhirimeve në mes të kastit.

Unë kam ardhur apostafat për Osmanin sepse është sezoni i fundit dhe do të xhirohet. Tani nuk jam thjesht rojtar, jam luftëtar. Nga që isha unë, Sheiku e kishte më të lehtë të bënte regjistrimin. Tani jemi të dy. Ka shumë rregulla dhe duhet të firmosësh, për shembull, nuk duhet të përdorësh telefonin, në të kundërtën gjobitesh.

Nga që flamuri shqiptar nga lidh me perandorinë osmane dhe vendosëm të ngremë flamurin shqiptar, sepse ishte jashtë rrezikut”, u shpreh Delux.

Ne nuk do i paguanim dot, në rast se do na jepej mundësia të vinim andej, në të kundërt do t’i paguanim 7 mijë euro. Kur kaluam te skaneri, Delux dha një telefon, ndërsa njëri e kishte me vete, por kishte fat që ata te skaneri nuk e dalluan”, tha Sheiku i Durrësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!