Dy shqiptarët e parë të diplomuar në Harvard, detaje nga miqësia e fortë e Fan Nolit dhe Faik Konicës

schedule11:30 - 15 Nëntor, 2023

schedule 11:30 - 15 Nëntor, 2023

Në librin e tij “Apostulli”, gazetari Ilir Ikonomi flet dhe për miqësinë që Fan Noli pati me një tjetër figurë të shquar shqiptare si Faik Konica.

Ai e konsideron një miqësi e dy njerëzve të kulturës së lartë, të cilët së bashku flisnin për punë të mëdha si kisha, vepra letrare, historinë e besimit.

Sakaq, Ikonomi thekson në emisionin “Pas Mesnate” se ndryshe nga Konica që vinte nga një sfond famijar i pasur, Noli kishte bërë punë të rënda. Mirëpo, ishte ky i fundit që e ftoi mikun e tij të shkonte në Boston dhe të bëhej kryredaktor i gazetës ‘Dielli’.

“Ndryshe nga Noli, Konica nuk kishte bërë shumë punë të rënda. Ai vinte nga një sfond familjar i pasur. Kishte bërë disa nga kolegjet më të mira në Francë. Edhe Konica shkoi në Boston, i ftuar nga Noli, i cili e ftoi të bëhej kryeredaktor i gazetës ‘Dielli’. Ardhja e Konicës është përshkruar shumë bukur nga Noli në një libër dhe aty thotë që erdhën gazetarë të gazetave të Bostonit, që ishte një gjë interesante pasi po vinte një njëri i veçantë.

Ishte një miqësi e dy njerëzve të kulturës së lartë. Nuk është një miqësi ‘dokudo’. Noli me sa kuptoj unë nga ajo që kam lexuar, Noli mezi priste që ai të vinte aty dhe të flisnin për punët e mëdha, për shembull, për kishën. Konica ishte një njohës shumë i mirë i historisë së kishës. Të flisnin për operat, për veprat letrare, për gjithçka”, rrëfeu gazetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!