Dy shqiptarë të “pafajshëm” dalin para drejtësisë britanike

schedule09:00 - 7 Gusht, 2019

schedule09:00 - 7 Gusht, 2019

Dy shqiptarë kanë dalë përpara autoriteteve britanike pasi akuzohen se drejtonin një fermë me 700  rrënjë kanabisi, të zbuluar në Borders të Anglisë.

Mirjan Kastrati, 30 vjeç, dhe Korab Halilaj, 22 vjeç, akuzohen si dy “kokat” që drejtonin veprimtarinë e prodhimit dhe shitjes së kanabisit. Ata e kishin ngritur fermën e kanabisit në një banesë sipër një dyqani në rrugën Channel në Galashiels.

Kastrati dhe Halilaj, të dy shtetas shqiptarë, u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Sherifit Selkirk. Një gjykim i dytë ndaj tyre do të mbahet më më 19 Gusht dhe dyshja aktualisht është lënë në paraburgim./abcnews.al