Dy shqiptarë negociojnë paqen/ “Negotiating peace”, kompozim nga Fatin Krajka dhe koreografi Brigel Gjoka

schedule09:07 - 18 Qershor, 2025

schedule 09:07 - 18 Qershor, 2025

“Negotiating peace” është një kompozim nga kompozitori Fatin Krajka dhe koreografi Brigel Gjoka, dy shqiptarë të cilët e kanë zhvilluar karrierën jashtë kufijve të Shqipërisë.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Krajka u shpreh se projekti u realizua pas shkëmbimit të ideve artistike, ku trajtohet konflikti dhe paqja.

Ndërsa balerini Gjoka tha se ishte e udhës që të trajtohej kjo temë.

Fatin Krajka: Çdo paqe ka një lloj drame përpara. Unë kisha dëgjuar për Brigelin në Amerikë, për artin që bëri ai. Puna ime i shkoi Brigelit në dorë. Një ditë, Brigeli më bëri një propozim në punë, tha, më duhet këngë për një balet. Ishte projekt që pati një lloj nxitimi. Unë dhe Brigeli, u bë ky bashkëpunim i shkëmbimit të ideve artistike. Ka konflikt, por ka edhe mungesë, pjesa e parë është më komplekse, bëhet më intensive. Pjesa e tretë ka edhe një lloj elementi të brendshëm, paqësor. Muzika do bazohet gjithmonë në elementin njerëzor.

Brigel Gjoka: Çdo projekt është unik dhe trajton një temë të caktuar. Në këtë moment, u duk e udhës të trajtoja këtë temë. Kërkoja një kompozitor dhe kisha kohë që e ndiqja edhe unë Fatinin. Mora iniciativën, është edhe simbolike, dy shqiptarë për të negociuar paqe. Ishte ideja të trajtoja konfliktin e brendshëm. Ky konflikt transformohet, pas çdo konflikti ka paqe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!