Dy shqiptarë kapen me 26 kg kokainë në Itali

schedule20:13 - 27 Janar, 2021

schedule 20:13 - 27 Janar, 2021

Dy shqiptarë me 26 kg kokainë janë arrestuar nga policia italiane në Nereto në rajonin e Abruzzos. Të arrestuarit janë M.E. 34 vjeç dhe K.A. 42-vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët janë me precedent, ndërsa tashmë do të përballen me drejtësinë për trafik kokaine.

Arrestimet janë bërë në datë 23 janar nga policia italiane, që vijon hetimet për zbërthimin e plotë të rrjetit të trafikut./ db/Abcnews.al