Dy shqiptarë ishin roje, dy të tjerë siguronin plehrat kimike, shkatërrohet “shtëpia e barit” në Spanjë

schedule16:51 - 19 Tetor, 2022

schedule 16:51 - 19 Tetor, 2022

Garda Civile e Valencias ka arrestuar 5 anëtarë të një grupi kriminal të dedikuar për kultivimin dhe shitjen e marijuanës në tregun ndërkombëtar. Katër prej të arrestuarve janë me kombësi shqiptare.

Operacioni filloi kur marsin e kaluar agjentët morën informacione për një instalim të mundshëm të një plantacioni marijuane në një shtëpi në qytetin e Paiporta.

Ky ambient ruhej gjithmonë nga dy persona me origjinë shqiptare dhe dy persona të tjerë të së njëjtës kombësi, ishin të ngarkuar me lëvizjen e elementëve të nevojshëm për kultivim si plehrat kimike apo plehu.

Kreu i grupit kriminal është një burrë me kombësi italiane me banim në Itali, i cili ishte përgjegjës për kërkimin e akomodimit për personat që u shpërngulën në Spanjë nga vendet lindore.

Në këto ngjarje ka marrë pjesë një 43-vjeçar me kombësi spanjolle, i cili merrej me vendosjen e transformatorëve, llambave, ventilatorëve, kondicionerëve dhe furnizimin e paligjshëm të energjisë elektrike. Për ta bërë këtë ishte krijuar një tunel që dilte nga magazina dhe qarkullonte nën asfaltin e rrugës, duke lejuar kështu të mos zbulohej, pasi nuk kishte instalime të jashtme të dukshme.

Pas autorizimit gjyqësor, në magazinën e sipërpërmendur u krye kontrolli dhe u gjetën 248 transformatorë të fuqisë së lartë, 72 llamba, 7 makina klimaterike, 44 ventilatorë, 1 automjet, 1400 euro para cash dhe 721 bimë marihuanë me peshë më shumë se 18 kilogramë, shkruajnë mediet spanjolle. 

Në lidhje me drejtuesin e organizatës po ndërmerren hapat për lokalizimin e tij në territorin italian./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!