Dy shqiptarë humbin jetën në Belgjikë

schedule16:12 - 11 Shkurt, 2019

schedule 16:12 - 11 Shkurt, 2019

Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në Belgjikë, si pasojë i një zjarri të madh të rënë në shtëpinë ku ata jetonin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Dilbeek ditën e premte. Sipas të dhënave të para, shqiptarët ndodheshin në katin e 2-të të një banese, e cila është përfshirë nga zjarri.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që u mori jetën dy të rinjve nga shqipëria, ndërsa prokurori i zonës ka vendosur ekspertët për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë./abcnews.al