Dy shkencëtarë amerikanë fitojnë Nobelin për Mjekësi

schedule12:37 - 4 Tetor, 2021

schedule 12:37 - 4 Tetor, 2021

Dy shkencëtarë amerikanë që zbuluan sesi trupi i njeriut ndjen ngrohtësinë e Diellit ose përqafimin e një personi të dashur kanë fituar Çmimin Nobel.

Komiteti i Nobel këtë të hënë ka bërë me dije se studiuesit David Julius dhe Ardem Patapoutian do të ndajnë çmimin e këtij viti në Mjekësi “për zbulimet e receptorëve për temperaturën dhe prekjen”.

Në jetën tonë të përditshme ne i marrim këto ndjesi si të mirëqena, por si fillojnë impulset nervore në atë mënyrë që temperatura dhe presioni të mund të perceptohen? Kësaj pyetjeje i janë pëgjigjur laureatët e këtij viti të Çmimit Nobel”, thuhet në deklaratën e Komiteti i Nobelit.

Ndërkaq Julius, profesor në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, dhe Patapoutian, profesor në Institutin e Kërkimeve Scripps në Kaliforni, do të marrin një medalje ari dhe do të ndajnë më shumë se 1.1 milion dollarë.

Ndërkohë pritet që çmimet për Fizikë, Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi do të ndahen gjatë ditëve në vazhdim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!