Dy rikthime senatorësh dhe një rikuperim, “Zonja” shërohet para Champions

schedule13:16 - 30 Nëntor, 2020

schedule 13:16 - 30 Nëntor, 2020

Juventus do të luajë ditën e mërkurë në shtëpi kundër Dynamo Kyiv, sfidë kjo e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Situata në kampin juventin para kësaj ndeshjeje paraqitet e mirë dhe pritet të ketë disa ndryshime në formacionin që luajti kundër Beneventos.

Kështu, Leonardo Bonucci dhe Cristiano Ronaldo priten të jenë nga minuta e parë në fushën e lojës. Mbrojtësi nuk luajti në fundjavë për shkak se vinte nga një dëmtim, ndërsa portugezi u la pushim në Torino nga trajneri Pirlo.

 

Ndërkohë në listën e lojtarëve të grumbulluar do të jetë edhe Giorgio Chiellini. Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, qendërmbrojtësi është shumë pranë rikuperimit, edhe pse me shumë mundësi do ta fillojë ndeshjen nga stoli. Kujtojmë se “Zonja e Vjetër” është kualifikuar për në fazën tjetër të Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!