Garë e madhe po bëhet për të siguruar shërbimet e David Alaba, i cili do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë nga Bayern Munchen. “Xholi” austriak kërkohet nga Real Madrid, Barcelona, Chelsea dhe PSG.
Gazetari gjerman i SkySportDE, Max Bielefeld raporton se 28-vjeçari e ka ndarë mendjen dhe dëshiron transferimin në Spanjë. PSG ka tentuar ta tundojë me një rrogë faraonike, por Alaba ka refuzuar kampionët e Francës.
Edhe Thomas Tuchel besonte se mund ta kishte te Chelsea sezonin e ardhshëm, por insistimi për lojtarin e korsisë së majtë ka shkuar dëm. Alaba preferon Real Madrid ose Barcelonën.
Update Alaba: He has decided to decline the huge offer from Paris Saint-Germain, according to Sky sources. He also said no to Thomas Tuchel and Chelsea, who tried to convince him recently. His priority remains Spain: @realmadrid or @FCBarcelona #TransferUpdate @Sky_Marc pic.twitter.com/3cxS5B21rf
— Max Bielefeld (@Sky_MaxB) March 22, 2021
Ditët e kaluara u përfol për arritjen e akordit me “Los Blancos”. të cilët do t’i ofrojnë lojtarit një kontratë 4-vjeçare me një rrogë prej 10 milion eurosh në sezon dhe 20 milion euro bonus në momentin që firmos për ta.
Alaba nuk po nxitohet, fakti që del lojtar i lirë në fund të sezonit ia lejon të shqyrtojë me qetësi ofertat e marra dhe tani po pret të njihet me propozimin zyrtar të Barcelonës. /abcnews.al