Raste të reja me koronavirus në futbollin italian. Parma është klubi i radhës i prekur dhe ka lajmëruar infektimin e dy futbollistëve me COVID-19. Përgjigjet e testeve kanë konfirmuar pozitivë dy lojtarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.
Në deklaratën zyrtare të emilianëve theksohet fakti që 60 pjesëtarë të klubit i janë nënshtruar dy kontrolleve brenda 24 orëve. Dy lojtarët kanë rezultuar pozitiv në testin e parë dhe negativë në të dytin, teksa raportohet se ata nuk kanë simptoma.
Skuadra, në të cilën aktivizohet edhe Kastriot Dermaku, do të rikthehet në stërvitje ditën e hënë, ndërsa dy lojtarët janë vendosur në karantinë. Rëndësi ka që të dy gëzojnë shëndet të mirë dhe shpresojnë të marrin rezultate të mira nga testet e radhës. /abcnews.al


