Një fabrikë që prodhon çokollata “Mars” në Pensilvani është gjobitur pasi dy punëtorë ranë në një kazan me çokollatë.
Fabrika Mars Wrigley në qytetin e Elizabethtown u gjobit me më shumë se 14,500 dollarë nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Punëtorët nuk punonin me orar të plotë për fabrikën, ndërsa incidenti ndodhi në qershor 2022. Shumë persona të ndihmës mbërritën menjëherë, ndërsa një punonjës u transportua në spital me helikopter.
“Siguria e bashkëpunëtorëve tanë dhe kontraktorëve të jashtëm është një prioritet kryesor për biznesin tonë,” tha zëdhënësi i Mars Wrigley.
“Si gjithmonë, ne vlerësojmë qasjen bashkëpunuese të Administratës së Sigurisë dhe Shëndetit në Punë për të punuar me ne për të kryer rishikimin pas veprimit.”/abcnews.al