Nën reshjet e dëborës dhe nën tingujt e këngëve patrotike, dy presidentët shqiptarë zbuluan shtatoren e Idriz Seferit në Gjilan.
Nderime për figurën e këtij patroti por edhe vlerësime për kontributin e tij që ia dha kreu i shtetit të Kosovës Hashim Thaci.
Për Presidentin e Republikës Ilir Meta historia jo vetëm të nderohet por edhe të mbahet gjallë.
Në emër të familjes së Idriz Seferit, ka folur Sefer Isufi, i cili shprehu mirënjohje për rikthimin e heroit në Gjilan. Shtatorja e Idriz Seferit u inaugurua në vigjilje të 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës./abcnews.al