Dy planet e Lul Bashës

schedule08:28 - 22 Mars, 2022

schedule 08:28 - 22 Mars, 2022

Nga Edi Oga

Basha iku. Në fakt nuk iku, thjesht bëri një hap pas. Pakkush e ka vlerësuar siç duhet ketë detaj të ‘kumtit’ të tij dorëheqës. Ose shumëkush beson se pavarësisht planeve të tij personale të qëndrimit në politikë, ai nuk ka më asnjë shans të bëjë një hap përpara, të ribëhet kryetar i Partisë Demokratike, më pak akoma të bëjë dy hapa para, të bëhet ndonjëherë Kryeministër i Shqipërisë.

Sipas shqiptarëve, ai e ka mbyllur tashmë me ‘kryetarllëkun’, por ai mbase mendon ndryshe.

Ai tashmë është i vetëdijshëm se sa të jetë gjallë Sali Berisha, në krye të Partisë Demokratike do të jetë ai vetë ose një ‘delfin’ i tij. E vetmja rrugë që ai të realizojë ambicjet e tij maksimale (nëse akoma i ka), është të përballet me ‘delfinin’ e Berishës, me një format politikani që ai e njeh mirë, duke qenë edhe vetë i tillë për 17 vite me radhë. Ky mund të jetë plani i parë në kokën e Bashës.

Në të kundërt, ai mund të ketë planifikuar dhe të ndërmarrë rrugën pa kthim të harresës. Duke ‘shitur shtrenjt’ valencat e tij politike, ai mund t’i këmbejë ato me garanci që asgjë e keqe nuk do t’i ndodhë derisa ai të harrohet dhe të kthehet në jetën e tij ‘civile’ si milioner në Euro. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!