Dy pengjet e Chelsea, Oscar: De Bruyne i pafat, me Salah ishte ndryshe

schedule17:17 - 27 Janar, 2021

schedule 17:17 - 27 Janar, 2021

Kevin De Bruyne dhe Momo Salah janë dy pengjet më të mëdha të Chelsea në vitet e fundit. Dy lojtarët e njohur, aktualisht yje te Manchester City dhe Liverpool, kanë një të kaluar te “Blutë e Londrës”, aty ku nuk ia dolën të japin më të mirën.

Oscar ka luajtur me të dy dhe thekson për Yelloë and Green Football se çfarë nuk funksionoi në ekipin londinez. Braziliani ofensiv ishte pjesë e Chelsea në vitet 2012-2017, teksa aktivizohet në Kinë me Shanghai SIPG.

 

De Bruyne dhe Oscar kur luanin te Chelsea

DE BRUYNE – “Kevin luante mirë dhe dhuronte asiste, mua më ka dhënë disa të tillë. Njëfarë kohe luanim së bashku unë, ai dhe Hazard, dhe gjërat po shkonin mirë. Më pas u dëmtua dhe qëndroi disa kohë jashtë. Chelsea kishte lojtarë të rëndësishëm në ofensivë, ishte e drejtë t’i besonte dikujt tjetër në ato momente”.

SALAH – “Me Salah ishte ndryshe. Momo ishte i pandalshëm në stërvitje, s’e frenonte askush, por ishte i ndrojtur dhe shumë i qetë jashtë fushave. E njëjta gjë ndodhte edhe në ndeshje. Zbriste në fushë, por nuk e kishte atë sigurinë dhe vetëbesimin që kishte në stërvitje. Për fatin e tij të mirë ndryshoi dhe ka shkëlqyer në çdo klub ku ka shkuar pas Chelsea. Ka raste kur lojtarët nuk e përballojnë presionin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!