Dy penallti dhe vetëm një gol, Korabi thyen Vorën në miqësore

schedule18:58 - 18 Shtator, 2020

schedule 18:58 - 18 Shtator, 2020

Korabi synon ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm. Ekipi dibran vazhdon seancat stërvitore, teksa ditën e sotme ka zhvilluar një takim miqësor.

Përballë kishte Vorën, duel që e fitoi me rezultatin 1-0. Goli i fitores u shënua katër minuta përpara mbylljes së pjesës së parë me autor Xhuliano Skukën.

Sulmuesi dribloi pesë kundërshtarë dhe fitoi një penallti, të cilën e ktheu vetë në gol. Penallti fitoi edhe Vora në minutën e 61-të, por portieri Birja grushtoi topin dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund. /abcnews.al