Dy opsione në “tavolinë”, “garë e ethshme” mes Liverpool, United e Fulham, në merkaton e dimrit

schedule09:56 - 24 Nëntor, 2023

schedule 09:56 - 24 Nëntor, 2023

Teksa vetëm 4 javë na ndajnë nga fillimi i merkatos së dimrit, “gjigantët” e Evropës, po bëjnë me saktësi planet, për t’u përforcuar sadopak, në një mes sezoni, i cili deri më tani ka rezultuar të jetë spektakolar, ku nuk kanë munguar “dominmet” e “gjigantëve”, por edhe surprizat nga “amatorët” e porsa ngjitur në kampionatit përkatëse.

Kësaj radhe, merkato ka futur në “sherr”, 3 “gjigantë” të Premier League, me “Të Kuqtë” e Liverpool, “Djajtë” e Manchester United dhe skuadrën e Fulham, që u janë vënë pas 2 objektivave të njëjta, me njërin prej tyre, që është protagonist, te kampionët e Copa Libertadores, ndërsa tjetri po shkëlqen në Bundesliga.

I pari është mesfushori Andre, me 22-vjeçarin e Fluminense, që po bën mirë, me brazilianët dhe nga shumë ekspertë të futbollit shihet si “zbulimi” i radhës, në repartin defensiv, por edhe atë qëndror të mesfushës, teksa në sezonin 2022-2023 ka zhvilluar plot 56 paraqitje me skuadrën e tij, ku ishte dhe një nga protagonistët e skuadrës, në sigurimin e Champions-it, të Amerikës së Jugut, performanca këto që ia kanë çuar vlerën e kartonit, në 15 milionë euro, duke bërë që “gjigantët” e Anglisë, t’i vihen pas.

Në krahun tjetër është “bomberi” i Wolfsburg, Jona Wind, me danezin, që po shkëlqen në sezonin e tij të parë, jashtë Danimarkës, teksa me skuadrën e Ëolfsburg ka arritur të shënojë plot 9 gola, si dhe të dhurojë 2 asistime, në 13 paraqitjet e para të zhvilluara këtë sezon, mes Kupës e kampionatit, shifra këto që kënaqin sytë e anglezëve, të cilët duket se janë të gatshëm të hidhen në sulm për 24-vjeçarin gjatë merkatos së dimrit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!