Dy opozitarë serbë i japin fund grevës së urisë

schedule19:42 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 19:42 - 28 Dhjetor, 2023

Dy ligjvënës serbë thanë se do t’i japin fund grevës së urisë, përmes së cilës kërkonin anulimin e zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën më 17 dhjetor, por tre anëtarë të tjerë të listës opozitare “Serbia kundër dhunës” vazhdojnë protestën e tyre.

Dy deputetë të parlamentit serbë, Janko Veselinoviç dhe Danijela Grujiç, njoftuan më 28 dhjetor se do t’i japin fund grevës së urisë pas këshillimit të mjekëve, shkruan REL.

Veselinoviç njoftoi në platformën X, se ai dhe Grujiç u dërguan në spital.

“Jemi mirë. Mos u shqetësoni. Ne ende nuk e kemi përfunduar grevën e urisë. Por me këshillën e mjekëve, do ta bëjmë sot,” tha Veselinoviç.

Grujiç filloi grevën e urisë më 21 dhjetor, ndërsa Veselinoviç dy ditë më vonë.

Përveç grevës së urisë, në Beograd ka protesta të përditshme që prej përfundimit të zgjedhjeve më 17 dhjetor.

Veselinoviç gjithashtu u bëri thirrje mbështetësve që më 30 dhjetor në orën 12:00 “të jenë në Beograd” për një tjetër tubim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!