Dy net në çadrat tek stadiumi

schedule12:30 - 23 Shtator, 2019

schedule 12:30 - 23 Shtator, 2019

Banorët e Durrësit kaluan një tjetër natë në çadrat e vendosura tek stadiumi “Niko Dovana”. Ata thonë për ABC Neës se shtëpitë e tyre kanë pësuar dëmtime, por do të rikthehen aty kur situata të qetësohet.

Këtu banorët kaluan natën e dytë pas tërmetit të së shtunës. Në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës janë ngritur tre çadra me kapacitete 30 shtretër secila. Larg banesave të tyre të dëmtuara nga lëkundjet sizmike, ndjehen më të sigurtë. Ata shprehen se do të rikthehen në shtëpi sapo të marrin veten nga tronditja që pësuan.

“Tani për tani unë fle jashtë në oborr”.

“M’u ka dëmtuar shtëpia në kat të pestë”.

“Shumë tmerr. Dëme më ka bërë pak fare, por pa qeder”.

Të strehuarit thonë se kushtet në çadra janë të mira ndërsa ushqimin e sigurojnë vetë. Përveçse çadrave, për banorët e prekur nga tërmetet banesave e të cilëve janë dëmtuar janë vënë nën dispozicion edhe mjediset në dy Kavaleshencat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme me kapacitet total 700 shtretër./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!