Dy napoletanët bëjnë kërdinë në ishullin e famshëm grek, por në fund e pësojnë

schedule10:27 - 25 Gusht, 2020

schedule 10:27 - 25 Gusht, 2020

Policia greke ka arrestuar dy të rinj nga Napoli i Italisë, të cilët kishin mënduar që të bëheshin shpejt të pasur duke grabitur në Greqi.

Siç raporton “Zougla“, dy të rinjtë, 20 dhe 21 vjeç, ndodheshin prej disa ditësh në ishullin e famshëm grek “Mykonos” duke vëzhguar për prenë e tyre të radhës duke patur në fokus pasanikët.

Dy autoret

Raportohet se ngjarja e rëndë që çoi në arrestimin e tyre ndodhi më datë 15 gusht, ku të rinjtë sulmuan një grua brenda një biznesi duke e shtrirë në tokë për t’i marrë orën e shtrenjtë që kishte në dorë, raporton abcnews.al.

Gruaja pas sulmit

Gjatë sulmit, gruaja është lënduar në dorë, ndërsa policia iu vu pas të rinjve duke u arrestuar.

Dyshohet se dy napoletanët kanë kryer grabitje të tjera të ngjashme, të cilat po hetohen nga policia greke. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!