Dy muaj pas tërmetit, Kalaja: Duhet kaluar situata e emergjencës, çfarë kemi propozuar për Bubqin

schedule08:22 - 27 Janar, 2020

schedule 08:22 - 27 Janar, 2020

Aktivisti Aulon Kalaja ishte i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin për të folur për situatën, teksa kanë kaluar 2 muaj pas tërmetit tragjik.

Që në ditët e para të tërmetit të 26 nëntorit, Kalaja dhe aktivistë të tjerë u pozicionuan në fshatin Bubq të Fushë-Krujës një ndër zonat më të prekura nga tërmeti, por fatmirësisht pa humbje jete.

Gjatë gjithë këtyre javëve ata kanë kountribuar në sigurimin e ushqimit për të prekurit. Ndërkohë, që tashmë aktivisti propozon ngritjen e disa shtëpizave përkohësisht për banorët.

“Duhet kaluar nga pjata e gjellës e cila nuk është zgjidhje. Të kalojmë te zgjidhja konkrete që është kjo lloj shtëpize që ne kemi propozuar që të vazhdojnë jetën. Ka kaluar koha e emergjencës, e pjatës së supës, por nuk është zgjidhje”, tha Kalaja.

Po ashtu aktivisti u shpreh se në Bubq është e nevojshme një shkollë, pasi fëmijët janë të detyruar të shkojnë me autobusë në Fushë-Krujë. Siç thekson ai, shkolla do të ndërthohej nga kënëgtarja Bebe Rexha, por kjo e funit nuk u mbështet nga qeveria.

“Duhet një shkollë aty, nxënësit shkojnë me autobuse në Fushë-Krujë. Bebe Rexha e propozoi për të ndërtuar shkollën, por e vetmja gjë, mëkati i saj ishte se nuk bashkoi lekët me qeverinë sepse nuk kishte besim”, tha Kalaja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!