Dy muaj pas lindjes, këngëtarja shqiptare prezanton për herë të parë të birin

schedule16:52 - 11 Janar, 2022

schedule 16:52 - 11 Janar, 2022

Dy muaj më parë, Gresa Behluli u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e quajti Diell. Ardhja në jetë e vogëlushit ka ndryshuar tërësisht jetën e këngëtares, të cilën e ka reflektuar dhe përmes një postimi në rrjete sociale. Krahas kësaj, ajo ka ndarë dhe një foto duke prezantuar të birin.

“Ky vit si asnjëherë tjetër më gjen me shumë netë pa gjumë, me shumë lodhje, me disa kilogramë më shumë. Me shumë sfida e pikëpyetje si nënë e re por si asnjëherë tjetër me zemër dhe prehër plot. Më gjen me një përgjigje për të gjitha pyetjet e mia: Dielli. Sa më e bukur është jeta që dy muaj me Diellin”, shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gressa Behluli (@gressabehluli)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!