Çifti shumë i dashur për publikun Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të para dy muajsh.
Moderatorja solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Krid.
Dyshja nuk kanë nguruar që herë pas here të publikojnë momente me vogëlushin. Edhe sot, ndërsa Krid bën 2 muaj, Klea i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla sipër një fotoje, ku shfaqen të dy, nënë e bir.
“2 muaj sot, 2 muaj me dashuri të pakushtëzuar dhe dashuri të përjetshme. Ti je gjithçka për mua bebi im Krid”, shkruan moderatorja, edhe pse është kujdesur t’i ruajë portretin të voglit të saj./abcnews.al