Dy muaj jashtë fushave, Rashica lë pas dëmtimin. Gati për ndeshjen e radhës

schedule15:37 - 12 Janar, 2021

schedule 15:37 - 12 Janar, 2021

Milot Rashica gjatë dy muajve të fundit ka hasur shumë vështirësi për shkak të një dëmtimi muskulor, që e ka kushtëzuar për të mos qenë në fushë dhe hasur vështirësi për tu kthyer në formë.

Ndeshja e fundit e yllit të Kosovës është në nëntorin e vitit të shkuar dhe duket se rikuperimi nga dëmtimi ka marrë fund. Para pak ditësh Rashica është kthyer të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit dhe në ndeshjen e radhës ai pritet të jetë në fushë.

Pas katër ditësh Werder Bremen luan ndaj Augsburg në Bundesliga dhe me shumë mundësi Rashica do bëjë rikthimin e tij në atë ndeshje. Këtë e konfirmon edhe menaxheri i skuadrës, Clemens Fritz.

“Miloti është në listën e kandidatëve për të luajtur në ndeshjen ndaj Augsburg. Ai është mirë dhe po stërvitet normalisht dhe ne jemi të lumtur”, u shpreh Fritz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!