Dy muaj jashtë fushave për shkak të problemeve me zemrën, Davies rikthehet në stërvitje

schedule16:15 - 14 Mars, 2022

schedule 16:15 - 14 Mars, 2022

Lajm i mirë ka ardhur në radhët e Bayern Munich ku mbrojtësi anësor Alphonso Davies është rikthyer të stërvitet me bavarezët.

Kanadezi ka qënë 2 muaj jashtë fushave ku në janar rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe përveç kësaj, doli se kishte probleme me zemrën për shkak të virusit.

Ky lajm ishte alarmant për gjermanët pasi kjo gjë mund t’i rrezikonte dhe karrierën Davies.

Por tashmë ai është rikthyer të stërvitet me Bayern Munich dhe është i gatshëm të ndihmoj ekipin./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!