Dy motrat kampione në ping-pong, çojnë Shqipërinë mes 10 më të mirëve

schedule12:39 - 1 Prill, 2024

schedule 12:39 - 1 Prill, 2024

Dy motrat nga Elbasani kanë folur në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News për pasionin e tyre për ping-pongun.

Erisa dhe Ana Kokoneshi treguan se pasioni për këtë sport ka ardhur me kalimin e kohës.

“Kam qenë shumë e pasionuar pas sporteve, ka ardhur që kur kam qenë e vogël. Më pëlqente edhe futbolli, por më pas pas lindi pasioni për ping-pong. Mësuesja ime Greta Kovaçi ka qenë një shtysë shumë e madh. Isha 13 vjeçe kur i thashë babait tim që futbolli nuk më pëlqente më dhe ndoqa ping–pong, ka treguar Erisa.

Ndërsa Ana ka garuar dhe ka fituar edhe në kategoritë më të larta, dhe sot është kampione e Shqipërisë në kampion për U 11.

“Kur isha më e vogël shikoja motrën duke luajtur dhe më pëlqente shumë si sport. Sot stërvitemi bashkë me motrën”, është shprehur ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!