Dy motra të moshës 17 dhe 24 vjeç janë sulmuar dhe djegur me acid mbrëmjen e djeshme në Napoli.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, rreth orës 01:00.
Sipas medieve italiane, dy motrave ju afruan disa vajza të tjera, të cilat pa ndonjë arsye i hodhën acid dhe më pas u larguan me skuter.
Të rejat u shtruan në spital me djegie në fytyrë dhe në krah.
Motra e madhe ka djegie në faqen dhe krahun e majtë, ndërsa motra e vogël ka djegur faqen e djathtë dhe hundën./abcnews.al/