Dy milionë euro verë sabotohen në Spanjë, kamerat e sigurisë filmojnë çdo gjë

schedule10:36 - 20 Shkurt, 2024

schedule 10:36 - 20 Shkurt, 2024

Një burrë i panjohur sabotoi një punishte vere të famshme në Valladolid të Spanjës, duke derdhur 60 mijë tonë verë me vlerë 2 milionë euro.

E gjithë ngjarje është kapur nga kamerat e sigurisë.

Videoja tregon qartë lëvizjet e burrit, i cili, sipas tyre, duket se kishte njohuritë e specializuara të nevojshme për të sabotuar kantinën Cepa 21 në zonën Castillo de Duero.

Fuçitë e hapura nga burri përmbanin verë nga markat Horcajo dhe Malabrigo, shishet e të cilave shiten për 90 dollarë secila. Nga 60,000 litra verë, 20,000 ishin nga Horcajo dhe ishin të vjeljet e këtij viti, ndërsa 40,000 të mbetura ishin 1/3 e stoqeve nga varieteti Malabrigo.

Sipas pronarit të kantinës, qëllimi i qartë i autorit ka qenë që të dëmtojë biznesin, pasi nga ambientet e tjera nuk është vjedhur asgjë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!