Dy mbrojtës dhe rinovimi me një francez, zbulohen planet e Laportas

schedule18:39 - 11 Shkurt, 2021

schedule 18:39 - 11 Shkurt, 2021

Më 7 mars Barcelona do të ketë një president të ri me të drejta të plota. Tre janë kandidatët, por më i favorizuari edhe nga e shkuara e suksesshme me katalanasit është Joan Laporta.

Ky i fundit në fushatën e tij është kujdesur të shpalosë me detaje projektin e tij, por të mos dalë me emra konkretë. Mediet katalanase kanë hulumtuar dhe zbulojnë gjithë objektivat e Laportas.

Ai nuk ka vendime përfundimtare, por Mateu Alemany shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e klubit si shef ekzekutiv. Alemany ka mbajtur rolin e presidentit te Mallorca dhe ka qenë pjesë e stafit drejtues të Valencia.

 

Nga atje pritet të jetë edhe një nga synimet e merkatos së Barçës nëse Laporta shpallet president në zgjedhjet e 7 marsit. Jose Luis Gaya do të jetë nën shënjestrën e klubit katalanas për të përmirësuar qendrën e mbrojtjes.

25-vjeçarit të Valencias pritet t’i paraprijë ardhja e Eric Garcia, i cili e ka mbyllur me Barçën dhe në verë do të lërë Manchester Cityn, për t’u kthyer në klubin e tij të zemrës edhe pas një sakrifice financiare.

 

Objektiv tjetër i lartas është rinovimi me një nga talentet e ringjallur këtë sezon, Ousmanne Dembele. Talenti francez mbyll kontratën në verën e vitit të ardhshëm dhe te Barça duan të rinovojnë për ta pasur edhe për disa vite në gjirin e tyre.

La Masia do të ketë gjithashtu një vëmendje të madshe nën drejtimin e Laportas. Talentet Ilaix Moriba, Konrad dhe Alejandro Balde do të kenë më shumë mundësi për t’u aktivizuar dhe integruar me ekipin e parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!