Dy lojtarë të Dortmund kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Ata janë Julian Brandt dhe Thomas Meunier. Të dy futbollistët kanë nisur karantinën 14-ditore.
Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndodhet në izolim, pasi vetëm një lojtar ka qenë në kontakt të ngushtë me mesfushorin gjerman dhe mbrojtësin belg.
Zyra e shtypit e klubit gjerman, deklaron se Brandt dhe Meunier nuk kanë kryer vaksinën më parë, dhe tani duhet të kalojnë disa ditë të mira në izolim. /abcnews.al