Moise Kean mund të rikthehet te Juventusi. Sulmuesi është paraqitur mirë me PSG-në në Francë, teksa ka shënuar 11 gola në 20 ndeshje. Italiani është nën kontratë me anglezët e Everton dhe klubi nga Torino është i gatshëm të ofrojë Aaron Ramsey në këmbim.
Për uellsianin interesohen Liverpool dhe West Ham, por TuttoJuve shkruan se mund të bashkohet me Ancelottin. Sigurisht Everton nuk mund të kënaqet me një këmbim të lojtarëve, pasi kërkon edhe para.
Kean vlerësohet 34.5 milion sterlina, kurse Ramsey 13 milion. Diferencën bardhezinjtë e plotësojnë me para, ose duket shtuar edhe brazilianin Douglas Costa, i cili gjithashtu vlerësohet me 13 milion sterlina. /abcnews.al