Dy largime të tjera të Teuta, klubi falënderon lojtarët për kontributin

schedule14:35 - 5 Janar, 2022

schedule 14:35 - 5 Janar, 2022

Teuta nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë publik prishjen e kontratës me dy futbollistë të tjerë.

Laurenc Xheka dhe Igli Moqi nuk do të jetë me pjesë e durrsakëve për pjesën e mbetur të sezonit.

Mbrojtësi dhe mesfushori nuk kanë pasur shumë minuta në këmbë dhe nuk janë preferuar nga stafi për të qenë pjesë e formacionit të Teutës.

Klubi i falënderon futbollistët për kontributin e dhënë me djemtë e detit dhe iu uron suksese.

“Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me futbollistët Igli Moqi dhe Laurenc Xheka. Klubi i falënderon futbollistët për kontributin e tyre sa ishin pjesë e skuadrës sonë dhe ju uron suksese në vazhdimin e karrierës së tyre në futboll”, shkruhej në njoftimin e Teutës.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!