Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Fier, pas një tentative për grabitje.
Rreth orës 20:20 persona të paidentifikuar shkuan për të vjedhur në banesën e Arben Çepele rreth 65 vjeç, por janë pikasur nga ky i fundit dhe kushëriri i tij.
Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve. Për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, i cili gjithashtu quhet Arben Çepele, 45 vjeç.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton se 45-vjeçari është në sallën e operacionit në spitalin e Fierit, pasi ka marre një plumb në këmbë, ndërkohë që rrezikon jetën sepse i ka prekur arterien kryesore.
Mësohet se të dy ishin ne lokalin e 40-vjeçarit kur 65-vjecari që kishte kamera sigurie në shtëpi pa rastësisht nga mbikëqyrja përmes telefonit disa persona rreth shtëpisë.
Më pas shkuan dhe u përballën me grabitësit, ku për pasojë njëri prej tyre mbeti i plagosur nga plumbat.
Kjo është hera e dytë që tentohet të grabitet 65-vjeçari, i cili duket se ka gjendje të mirë ekonomike, pasi ka djalin emigrant në Angli.
Policia deklaron se janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve. g.v/abcnews.al