Partia Socialiste dhe “Rithemelimi” janë dakorduar për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, përkatësisht për koncensionet në shëndetësi si edhe për sistemin TIMS.
Duket se socialistët në këtë mënyrë kanë bërë një hap të madh duke i dhënë edhe fund kaosit në Kuvend.
Kjo dakordësi mes tyre erdhi pas mbledhjes së sotme zhvilluar mes mazhorancës dhe opozitës.
Në një intervistë në “News Line”, në ABC News deputeti i PS Petro Koçi me nota ironie u shpreh se më “lehtë është të bësh urën e Kukësit se sa të sjellësh opozitën rrugën e institucioneve”, për të vënë në dukej në një farë mënyrë edhe rrugën e vështirë që është bërë për të arritur në dakordësi mes tyre.
“Është më kollaj të bësh urën e Kukësit se sa të sjellësh opozitën në rrugën e institucioneve. Ka qenë rrugë e vështirë. Opozita nuk po gjente dot rrugëdalje. Vetëm zbatimi i ligjeve mund të arrijë në rrugëdalje të tilla. Procedura pavarësisht se pretendojnë se bëhet fjalë për të drejtë automatike, nuk është automatike. Pra nëse do të ketë kërkesa absurde, mendoj që kërkesat e opozitës kanë qenë të nisura nga natyra të mbrapshta sesa të sjellin ndryshime apo të përkthehen në nevoja për ndryshim në reforma”, tha Koçi.
Vdes komisioni “Alibeaj”
Petro Koçi: Unë mendoj që në këtë situatë ku gjenden zgjidhje, Berisha është jashtë loje. Me dhunën në parlament kishte krijuar një imazh jo të shëndetshëm për Parlamentin gjë që kishte shqetësuar disa nivele edhe të politikës ndërkombëtare. Pasi opozita mendonte se me këto gjullurdia, por gjatë kohës që këta i vinin zjarrin parlamentit, në Shqipëri janë bërë Samite të rëndësishme.
Është ngritur një nënkomision. Unë mendoj se janë faktorë që duhen llogaritur. Kjo është një zgjidhje përtej, apo ekstra-procedurale dhe që përputhet me nevojën për të kapërcyer një situatë të caktuar. Fakti që ne do të votojmë apo ndryshime që përshtaten me gjykimet tona është e rëndësishme. Edhe gjithë pikëpyetja është se çfarë ndodh nëse ky grup ikën nga Berisha dhe shkon tek Basha? Edhe pse është e vështirë të ndodhë. Teorikisht ne mund ta supozojmë.
/abcnews.al/