Kalidou Koulibaly ka një lidhje të veçantë me Napolin dhe tifozët, por vera e ardhshme mund të gjejë me ekip të ri. Pavarësisht se paraqitjet e këtij sezoni nuk kanë qenë në nivelin e pritur, mbrojtësi afrikan vazhdon të ketë ende adhurues, sidomos në Premier League.
Daily Star raporton se Chelsea dhe Tottenham janë gati të bëjnë çmendurira për 28-vjeçarin. Të dy klubet londineze kanë përgatitur oferta prej 114 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e Koulibaly.
Një shumë e tillë do të sillte dorëzimin e menjëhershëm të presidentit De Laurentiis. Transferimi në ishull pritet të ndodhë në fund të sezonit. Jose Mourinho e kërkonte lojtarin e klubit italian që kur ishte pjesë e Manchester United, por duhet të fitojë rivalitetin në fillim me “Blutë e Londrës”. /abcnews.al