Eduardo Camavinga është një nga lojtarët më në vëmendje në këtë merakto. Kontrata e tij me Rennes në Francë skadon në verën e vitit 2022 dhe klubi është i detyruar ta shesë.
Ky sezon ishe mesatar për 18-vjeçarin, por Rennes nuk i ul pretendimet për të. 100 milionë euro është sifra e kërkuar nga klubi francez, megjithëse mund ta humbë me parametra zero një vit më pas.
Ky pretendim, në pamje të parë aspak tregtar dhe i arsyeshëm ka “trembur” dy gjigantë të Europës. Real Madrid dhe Bayern Munchen janë tërhequr nga gara për shkak të çmimit të Camavinga. I vetmi klub në garë është PSG dhe Al Khelaifi nuk jep më shumë se 60 milionë euro. /abcnews.al