Dy javë pas dasmës, Eliona Pitarka tregon si i ka marrëdhëniet me vjehrrën

schedule14:58 - 6 Prill, 2022

schedule 14:58 - 6 Prill, 2022

Pak ditë më parë, aktorja e njohur, Eliona Pitarka, i dha fund beqarisë. Ajo zgjodhi pikërisht ditëlindjen e vajzës për të kurorëzuar dashurinë. Ndërsa, nuk ka munguar me postime të shumta në rrjetet sociale.

Së fundmi, Eliona ka folur për vjehrrën e saj, duke lënë të kuptohet se kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

“Sepse ka edhe kështu vjehrrash. Ashtu siç është edhe e imja. Ka frikë t’i bëjë gjërat nga meraku dhe më pyet për çdo gjë”, ka shkruar aktorja teksa ka shpërndarë me ndjekësit mesazhin që i shkruan dikush rreth vjehrrës së saj.

Kujtojmë që jeta e Elionës ka ndryshuar prej momentit kur u bë nënë. Ajo nuk nguron të ndajë momente me të bijë, Galën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!