Dy javë me Covid-19, alarm në azilin e pleqve në Athinë: Rajoni, gati për mbyllje

schedule10:10 - 1 Tetor, 2020

schedule 10:10 - 1 Tetor, 2020

Autoritetet e Athinës kanë dhënë alarmin pasi konstatuan 32 raste pozitive me koronavirus në një prej azileve të qytetit. Pas shqetësimeve të paraqitura nga disa prej tyre, mjekët i kanë bërë testin të moshuarve duke nxjerrë një numër të madh të infektuarish, raporton abcnews.al.

Problemi më i madh sipas autoriteteve greke lidhet me faktin se në azil janë konstatuar infermiere që kishin nga dy javë sëmurë, ç’ka dyshohet se ka infektuar edhe të moshuarit.

Lexo edhe: Numri i lartë i të infektuarve në Greqi, Athina drejt mbylljes

Fill pas konstatimit të rasteve pozitive, të moshuarit janë dërguar në spitalet e qytetit, ndërsa po bëhete dhe dezinfektimi i të gjithë godinës.

Rajoni i Atikës është duke përjetuar një numër të madh të prekurish nga koronavirusi duke i bërë autoritetet që të mendojnë seriozisht mbylljen. /abcnews.al