“Dy javë kam qarë”, aktorja shqiptare flet për skenën në film ku u shfaq nudo

schedule17:36 - 18 Tetor, 2020

schedule 17:36 - 18 Tetor, 2020

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi duket kohët e fundit ka qëndruar në hije, por ajo vazhdimisht përflitet për jetën e saj private, dhe për çdo gjë tjetër që ka të bëjë me të.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku është pyetur se si është ndjerë kur iu është propozuar një skenë ku ajo ka qenë e tëra lakuriq.

“Kam qenë shumë në dilema për këtë film, madje dy javë kam qa. Sot jam shumë e penduar pse kam qarë”, tha Teuta.

Poashtu ajo shtoi se e kishte pas ëndërr të punonte me regjisorin e njohur Gjergj Xhuvanin, por kur e ka kuptuar se do të ketë një pjesë ku ajo duhet të jetë e tëra e zhveshur është dëshpëruar.

“Më mbeti në fyt. Si aktore është budallallik të mendosh se do të zhvishem e çfarë pastaj thonë njerëzia. Unë në atë kohë nuk e kisha luksin të mendoj vetëm si aktore pasi merresha me emisione humanitare e emisione të fëmijëve”, përfundoi aktorja. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!