Liverpool po vuan këtë sezon në Premier League. Kampionët në fuqi kanë lëshuar terren në ndeshjet e fundit dhe City kryesues është 7 pikë larg (ekipi i Guardiolës ka luajtur një takim më pak se The Reds).
Michael Owen, ish-fituesi i Topit të Artë me Liverpool në vitin 2001, sheh dy probleme kryesore tek ish-skuadra e tij. Shumë gabime me ekipet e “vogla” dhe një mesfushë që nuk ka larmishmëri dhe paraqet pak rrezik për kundërshtarët.
“Kur shoh Liverpool përballë Manchester City apo ndaj skuadrave të tjera të mëdha, nuk është se kam frikë. Aman, ata po vuajnë ndaj skuadrave me mbrojtje të organizuar, pasi djemve të Klopp u janë mbaruar idetë.
Ka edhe një problem tjetër. Të gjithë qendërmesfushorët kanë karakteristika të ngjashme me njëri-tjetrin: Wijnaldum, Milner, Thiago Alcantara, askush nuk ia del t’i japë thellësi skuadrës“, deklaron legjenda angleze. /abcnews.al