Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy gra përdhunohen në grup dhe detyrohen të ecin lakuriq para një turme, ngjarja shkakton indinjatë në Indi

schedule12:49 - 20 Korrik, 2023

schedule 12:49 - 20 Korrik, 2023

Një video e shpërndarë në internet që tregon dy gra të dhunuara duke parakaluar lakuriq para një turme ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë në Indi. Video tregon dy gratë që tërhiqen zvarrë para një turme burrash. Ngjarja ndodhi në maj por bëri bujë pasi u bë virale në mediat sociale.

Qeveria federale u ka kërkuar të gjitha kompanive që ta fshijnë videon nga platformat e tyre. Policia ka nisur hetimet për përdhunim në grup dhe ka arrestuar një person. Kryeministri Narendra Modi tha se incidenti kishte turpëruar Indinë dhe se asnjë fajtor nuk do të kursehet.

“E siguroj kombin, ligji do të ndjekë rrugën e tij me të gjitha forcat. Ajo që ndodhi me vajzat e Manipurit nuk mund të falet kurrë,” tha ai. Forumi i Udhëheqësve të Fiseve Indigjene (ITLF) tha se mizoritë ishin kryer në një fshat në Kangpokpi kundër grave nga komuniteti Kuki-Zo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!