Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy gra organizuan një Festival filmi për fëmijët që presin në kufirin Ukrainë-Poloni

schedule17:45 - 3 Mars, 2022

schedule 17:45 - 3 Mars, 2022

Mijëra ukrainas presin çdo ditë për të kaluar kufirin, jo vetëm, por me fëmijë që nuk mund të kuptojnë se çfarë do të thotë lufta dhe pse po ndodh në vendin e tyre .

Gati 327,000 njerëz kanë kaluar nga Ukraina në Poloni që nga 24 shkurti, kur filloi pushtimi rus, sipas rojeve kufitare polake. Fëmijët e vegjël dërgohen në vende të sigurta, grumbullohen në strehimore nëntokësore dhe terrorizohen sa herë që dëgjohen bomba.

Nga pamjet që qarkullojnë në internet, vajza dhe djem të vegjël janë ulur krah për krah në stola me frikën e pikturuar në fytyrë, duke pritur që zëri të ndalet nga të shtënat dhe bombat e forcave ushtarake ruse.

Me rastin e tmerrit që përjetojnë fëmijët në momentet më kritike të luftës, montazhierja Weronika Jurkiewicz dhe regjisorja Bianca Lucas patën një ide mahnitëse , e cila ka nisur të përhapet në mbarë botën përmes rrjeteve sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by olesya.studio (@olesya.shchukina)

Ato të dyja nisin një Festival filmi për fëmijët dhe familjet e tyre që presin të kalojnë kufirin ukrainas-polak, në mënyrë që t’i shpërqendrojnë për pak kohë dhe t’i ndihmojnë të harrojnë.

Energjia e madhe fton prodhuesit e filmave dhe animacioneve që të ndihmojnë në mbledhjen e sa më shumë filmave për fëmijë pa dialog, qofshin ata të shkurtër apo të metrazhit të gjatë. Kushdo që mund të kontribuojë është i ftuar të dërgojë filma të cilët mund të shkarkohen në: [email protected]./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!