Dy furgonë e një trajler aksidentohen në autostradë/Disa të plagosur

schedule11:50 - 29 Mars, 2018

schedule 11:50 - 29 Mars, 2018

Dy furgona pasagjerësh dhe një trajler u përfshinë në një aksident, ku mbeten te lenduar disa persona. Ngjarja ka ndodhur në autostraden Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Sukthit. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pasi njëri prej furgonave u ndalua befasisht për të marrë pasagjerë, që ndodheshin në anë të rrugës, ndërsa furgoni tjetër që ndodhej pas tij nuk e ka shmangur dot përplasjen.
Në këtë aksident më tej u përfshi dhe një trajler. Për pasojë disa pasagjerë të dy furgonave janë dëmtuar. Ato janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe nuk kanë rrezik për jetën. Policia ka ndaluar dy drejtuesit e furgonëve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor./abcnews.al