Dy fshatra në Fier e Vlorë në konflikt për varrezën

schedule15:14 - 31 Janar, 2022

schedule 15:14 - 31 Janar, 2022

Të hysh në konflikt për varrezat. Historia e çuditshme shqiptare kësaj radhe vjen nga dy fshatra, ngjitur me njëri-tjetrin: Ferras i Fierit dhe Fermë – Fitore e Vlorës.

Banorët e këtij të fundit, prej vitesh i kanë varrosur të afërmit në Ferras. Kjo ka sjellë zaptimin e sipërfaqes dhe zemërimin e banorëve vendas.

“Rrethohen varrezat nga fshatarët e fshatit fermë fitore e Vlorës. Ka zaptuar dhe pjesë të tjera për fisin që i kanë gjallë. Nuk po kërkoj të zhvarrosen ata që janë varrosur”.

Në disa raste, varret e një fisi janë rrethuar me kangjella, duke bllokuar rrugën.

“Ju thashë më keni zënë rrugën do shkoj tek babai tek nëna. por të hiqen e mos të vihen më kangjellat. Duam që kangjellat të hiqen të ndërhyjë bashkia”.

Kryepaku i fshatit natyrisht që mbron të drejtën e banorëve e tij.

“Kryeplaku i fshatit …kemi pasur debat që është bërë për varrezat I jam lutur mos të bënin kangjella”.

Pas ankesave të shumta, ai kërkoi ndihmën e policisë që zgjidhi konfliktin, kangjellat u hoqën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!